Lidhje

Protesta në Kabul me thirrjet për tërheqjen e forcave ndërkombëtare


Protesta në Kabul me thirrjet për tërheqjen e forcave ndërkombëtare
Protesta në Kabul me thirrjet për tërheqjen e forcave ndërkombëtare

Qindra afganë protestuan sot në rugët e Kabulit me thirrjet për tërheqjen e menjëhershme të forcave ndërkombëtare nga vendi. Nesër është 10-vjetori i ndërhyrjes nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku dënohej ndërhyrja e huaj dhe fajësoheshin Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate për vdekjen e civilëve gjatë sulmeve ajrore. Aktualisht në Afganistan ka 130 mijë turpa ndërkombëtare, pjesa më madhe e tyre amerikanë.

Forcat ndërkombëtare kanë filluar t’ia dorëzojnë përgjegjësitë e sigurisë ushtrisë dhe policisë afgane përmes një procesi gradual, gjatë cilit është në plan që trupat luftarake të largohen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG