Lidhje

Dy brigada amerikane do të tërhiqen nga Gjermania

  • Zëri Amerikës

Dy brigada amerikane do të tërhiqen nga Gjermania

Dy brigada amerikane do të tërhiqen nga Gjermania

Shtetet e Bashkuara do të tërheqin dy brigada luftarake nga Gjermania. Lajmi pason njoftimin e djeshëm të Pentagonit për shkurtime të mbrojtjes në masën 487 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë një forcë të vogël, më të shkathët dhe me një fokus strategjik në Azi-Paqësor dhe Lindjen e Mesme.

Sipas planeve të Pentagonit, dy brigada luftarake me bazë në Grafenwoehr (Grafenvër) dhe Baumholder (Baumholder) do të largohen nga Gjermania dhe do të kthehen në Shtetet e Bashkuara, duke i reduktuar forcat amerikane në Evropë me rreth 10.000 vetë, nga 41.000 që janë aktualisht.

Pas kësaj, në Evropë do të mbeten vetëm dy brigada amerikane - njëra në Vilseck të Gjermanisë, në afërsi të Grafenwoehr-it, dhe tjetra në Vicenza të Italisë.

"Njerëzit këtu janë shumë të pasigurt, sepse ata janë mjaft të lidhur me amerikanët, qoftë si punëdhënës por edhe si miq privatë", thotë përfaqësuesi i punonjësve gjermanë të bazës Grafenwoehr, Lehl Klaus.

Ndikimi ekonomik pritet të jetë i rëndë. Bizneset lokale thonë se deri në 90 për qind e tregtisë që bëjnë vjen nga amerikanët. Qyteti Grafenwoehr merr çdo vit 2,8 euro subvencione shtetërore për të ndihmuar popullatën e tij shtesë dhe 2,900 gjermanë janë të punësuar direkt ose indirekt nga ushtria.

Amerikanët erdhën këtu në vitin 1946 dhe nuk janë larguar që nga ajo kohë. Ndryshe nga forcat britanike që planifikojnë të largohen krejtësisht nga Gjermania në vitin 2020, nuk flitet për ndonjë tërheqje të plotë të forcave amerikane dhe kjo pjesërisht për të ndihmuar partnerët e rinj të NATO-s.

XS
SM
MD
LG