Lidhje

Afganistan: Zyrtarët e zgjedhjeve shpallin të pavlefshme 1/4 e fletë-votimeve


Zyrtarët afganë të zgjedhjeve kanë shpallur të pavlefshme afro 5.6 milionë fletëvotime në zgjedhjet e muajit të kaluar për parlamentin e vendit.

Komisioni i Pavarur Zgjedhor njoftoi se kishte vendosur që 1.3 milionë vota ishin të pavlefshme.

Kryetari i komisionit Fazel Ahmad Manawi tha se u identifikuan 224 kandidatë që mund të kenë qenë të përfshirë në shkelje të rregulloreve. Rreth 2 mijë e 500 kandidatë konkuruan në zgjedhjet e shtatorit. Votuesit në zgjedhjet e 18 shtatorit zgjodhën kandidatë për 249 vendet e dhomës së ulët të parlamentit.

Diplomati më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Stafan de Mistura tha se numri i votave të shpallura të pavlefshme nga komisioni i zgjedhjeve reflekton manipulime në shkallë të konsiderueshme. Ai tha se hapi i ardhshëm në proces është marrja e masave ndaj atyre që provohet se kanë kryer manipulime.

XS
SM
MD
LG