Lidhje

Trupat gjermane vrasin gabimisht 6 ushtarë afganë

  • Zëri Amerikës

Ushtria gjermane thotë se trupat e saj kanë vrarë gabimisht gjashtë ushtarë afganë në Afganistanin verior.

Zyrtarë gjermanë thanë sot se incidenti ndodhi ndërsa trupat ishin nisur për në skenën e një përleshje vdekjeprurëse me kryengritësit Talebanë pranë qytetit Kunduz dje në mbrëmje.

Ushtria thotë se patrulla gjermane hapi zjarr ndaj dy automjeteve pa targë që nuk pranuan të ndalonin, pasi u paralajmëruan nga trupat gjermane. Forcat gjermane zbuluan më vonë se me ato makina udhëtonin ushtarë afganë.

NATO-ja lëshoi sot një deklaratë duke ofruar ngushëllime për familjet e ushtarëve afganë. Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca po punon "jashtëzakonisht shumë për të koordinuar dhe të sinkronizuar" operacionet me forcat afgane, dhe incidente "të tilla si ky dëmtojnë këto përpjekje".

XS
SM
MD
LG