Lidhje

Franca synon të fillojë tërheqjen nga Afganistani

  • Zëri Amerikës

Franca synon të fillojë tërheqjen nga Afganistani

Franca synon të fillojë tërheqjen nga Afganistani

Ministri i ri francez i Mbrojtjes paralajmëroi se Afganistani është një pengesë për trupat e aleancës.

Alen Zhype i tha radios Evropa-1 sot se Franca kërkon të fillojë tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani dhe do të diskutojë mundësinë e një zvogëlimi më të zgjeruar të trupave perendimore në takimin e ardhëm të nivelit të lartë të Natos.

Megjithatë ministri Zhype parashikoi se Franca nuk do të tërheqë forcat e saj nga asnjë pjesë e Afganistanit derisa qeveria atje të jetë e gatshme të marrë përgjegjësitë për sigurinë e zonave.

Anëtarët e Natos do të takohen më 19 nëntor në Lisbonë.

Sot paradite, zyrtari më i lartë civil i Natos në Afganistan tha se forcat e aleancës mund të qëndrojnë më gjatë sesa ç’ishte planifikuar, duke parashikuar mundësinë e vazhdimit të disa operacioneve luftarake edhe pas objektivit të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG