Lidhje

Karzai, thirrje krerëve të fiseve për të mbështetur operacionet e qeverisë afgane

  • Zëri Amerikës

Karzai, thirrje krerëve të fiseve për të mbështetur operacionet e qeverisë afgane

Karzai, thirrje krerëve të fiseve për të mbështetur operacionet e qeverisë afgane

Presidenti afgan Hamid Karzai i shoqëruar nga udhëheqës amerikanë ushtarakë e civilë, vizitoi provincën jugore të Kandaharit, ku u bëri thirrje krerëve të fiseve të ndihmojnë në mbrojtjen e fshatrave të tyre dhe u bëri thirrje kryengritësve të ulin armët.

Zoti Karzai shkoi sot në Kandahar me komandantë të lartë të forcave amerikane dhe të Natos në Afganistan, Gjeneralin Dejvid Petreas dhe ambasadorin amerikan Karl Ajkenberi si dhe zyrtarë të lartë afganë.

Ai u informua nga gjeneralë afganë dhe amerikanë në Argandab lidhur me operacionin madhor të forcave të koalicionit kundër talebanëve. Më pas ai foli para më shumë se 200 krerë fisesh, të cilëve u kërkoi të mbështesin përpjekjet e qeverisë për të zgjeruar kontrollin e saj përtej Kabulit. Presidenti afgan rrallë herë viziton provincat.

Zoti Karzai është nga Kandahari, qendra e kryengritjes 9-vjeçare talebane dhe një ndër zonat më të rrezikshme në vend. Ai u kërkoi banorëve të zonës të regjistrojnë djemtë në forcat e sigurimit dhe të dërgojnë fëmijët në shkollë në mënyrë që të përgatiten për funksione të rëndësishme qeveritare.

Krerët e fiseve i thanë presidentit se zonat rurale kanë nevojë për masa më të forta sigurie dhe zhvillim ekonomik.

XS
SM
MD
LG