Lidhje

Afganistan: 6 ushtarë të NATO-s gjejnë vdekjen në dy sulme të veçanta

  • Zëri Amerikës

Afganistan: 6 ushtarë të NATO-s gjejnë vdekjen në dy sulme të veçanta

Afganistan: 6 ushtarë të NATO-s gjejnë vdekjen në dy sulme të veçanta

Në Afganistan u vranë të mërkurën 6 ushtarë të NATO-s. Ky vit cilësohet më vdekjeprurësi për forcat e koalicionit, që nga fillimi i luftës 9 vjet më parë. Aleanca njoftoi se 5 ushtarë të saj u vranë në dy sulme të veçanta me bombë në jug të vendit. Ndërsa në Afganistanin lindor, u vra një tjetër ushtar në një sulm të kryengritësve.

Komandantët e NATO-s kanë paralajmëruar për shtimin e dhunës ndërsa forcat e koalicionit i detyrojnë kryengritësit të largohen nga rajoni. Vetëm këtë muaj atje janë vrarë mbi 30 ushtarët të NATo-s. Komandanti i forcave të NATO-s dhe atyre amerikane në Afganistan, gjenerali David Petreas, po i informon ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel lidhur me kalimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane, duke filluar vitin e ardhshëm.

Pas raportimit, përfaqësuesi civil i Natos në Afganistan Mark Seduill, u tha gazetarëve se ndërsa plani bën thirrje për përfundimin e tranzicionit deri në vitin 2014, tërheqja do të varet nga situata në terren. Zoti Seduill shtoi se disa trupa ka të ngjarë të vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan përtej vitit 2014.

XS
SM
MD
LG