Lidhje

Admirali Mylen vlerëson rishikimin e strategjisë për Afganistanin


U.S. military officers salute their color guards during a ceremony marking the U.S. Army's 231st birthday at the U.S main base in Bagram, north of Kabul, Afghanistan on Wednesday, June 14, 2006. The Continental Congress had created the United States Army
U.S. military officers salute their color guards during a ceremony marking the U.S. Army's 231st birthday at the U.S main base in Bagram, north of Kabul, Afghanistan on Wednesday, June 14, 2006. The Continental Congress had created the United States Army

Zyrtari më i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara po e mbron rishikimin e strategjisë së luftës afgane nga administrata e Presidentit Obama, duke e quajtur “të hollësishëm” dhe “mjaft të ndershëm”.

Admirali Mike Mullen, Shef i Shtatmadhorisë, i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi në Kabul me ambasadorin amerikan në Afganistan, Karl Eikenberry, një ditë pasi presidenti Barak Obama paraqiti një përmbledhje prej pesë faqesh të rishikimit të strategjisë.

Zoti Mullen tha se trupat amerikane janë në rrugëne duhur dhe udhëheqjen e duhur si dhe kane burimet e nevojshme për të mposhtur grupet militante. Megjithatë, tha ai, forcat e koalicionit do të përballen me rezistencë të qendrueshme.

Talebanët lëshuan sot një deklaratë, ku e cilësojë si propagandë rishikimin e trategjisë. Ata thanë se raporti nxit “shpresë të pabazë”, ndërsa afganët, analistët dhe grupet e ndihmave paralajmëruan se strategjia amerikane po dështon të zgjidhë probleme kritike.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, admirali Mullen tha gjithashtu se është e mundshme që ushtria pakistaneze të ndalojë strehimin e talebanëve përgjatë kufirit me Afganistanin, në mënyrë që terroristët të mos lejohen të kalojnë kufirin.

Ambasadori amerikan në Pakistan, Cameron Munter, tha sot se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime nga afër me ushtrinë pakistaneze rreth fillimit të një operacioni në Waziristanin Verior. Shtetet e Bashkuara besojnë se në këtë rajon është ngritur baza e rrjetit Haqqani, që ka lidhje me al-Kaidën dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse mbi forcat e koalicionit në Afganistan.

XS
SM
MD
LG