Lidhje

Anketë: Një pjesë e publikut afgan, plotësisht e painformuar mbi motivet amerikane


Anketë: Një pjesë e publikut afgan, plotësisht e painformuar mbi motivet amerikane
Anketë: Një pjesë e publikut afgan, plotësisht e painformuar mbi motivet amerikane

Një organizatë ndërkombëtare studimore ka arritur në përfundimin se pjesa më e madhe e meshkujve në dy provinca të rëndësishme në jug të Afganistanit nuk kanë asnjë dieni për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara dhe për faktin që këto sulme u bënë shkak për ndërhyerjen ushtarake amerikane në Afganistan.

Këshilli Ndërkombëtar për Siguri dhe Zhvillim thotë se 92 për qind e 1 mijë afganëve të anketuar në provincat Helmand dhe Kandahar nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për këto sulme dhe për ndikimin e tyre në zhvillimet në Afganistan.

Këto dy provinca kanë përjetuar disa prej betejave më të ashpra mes forcave ndërkombëtare dhe kryengritësve talebanë, të rrëzuar nga pushteti me ndërhyrjen e amerikanëve në vitin 2001.

Sipas rezultateve të anketës, 40 për qind e të intervistuarve besojnë se forcat ndërkombëtare ndodhen në Afganistan për të shkatërruar fenë islame ose vendin.

XS
SM
MD
LG