Lidhje

3 ushtarë amerikanë vriten në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Nga shpërthimet e bombave në anë të rrugës në Afganistan u vranë tre ushtarë amerikanë.

NATO tha se dy ushtarë u vranë sot në një sulm me bomb në lindje, dhe një ushtarë tjetër u vra në jug të vendit.

Zyrtarët afganë thanë se të ejten një sulm tjetër me bomb vrau të paktën dy policë dhe dy civilë në provincën veriore Konduz. Të paktën 14 persona tjerë u plagosën nga shpërthimi i bombës.

Në lindje të provincës Kunar, NATO tha se po heton pohimet se nga një sulm i djeshëm i NATO-s u vranë civilë afganë.

Shefi i policisë afgane Khalilullah Ziayee i tha agjencisë franceze të lajmeve se 6 fëmijë u vranë nga të shtënat e NATOs ndërkohë që ata po mblidhnin hekurishte në një mal të këtij rajoni.

NATO gjithashtu tha se ka vrarë katër kryengritës. Në njoftim po ashtu thuhet se gjatë betejës një granat e kryengritësve shpërtheu para se të arrinte shënjestrën dhe si rezultat vrau një civil afganë.

XS
SM
MD
LG