Lidhje

5 civilë të vrarë, mes tyre 3 fëmijë nga një sulm ajror i NATOs në Afganistanin lindor


Zyrtarë afganas thonë se nga një sulm ajror i NATO-s në Afganistanin lindor u vranë 5 civilë mes tyre 3 fëmijë.

Zyrtarët thanë se sulmi i mëngjesit të sotëm u zhvillua në distriktin Musa Khel të provincës Khost.

NATO tha se forcat ndërkombëtare dhe ato afgane kanë ndërmarrë sulme ajrore gjatë operacioneve kundër militantëve Haqqani përgjatë kufirit të provincave Khost dhe Paktija. Thuhet se forcat ndërkombëtare po kontrollojnë mbi njoftimet për fatkeqësitë civile dhe do të pranojë përgjegjësi të plotë nëse civilët janë dëmtuar pa dashje.

Ngjarja e sotme vjen mbas raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon , sipas të cili dhuna në Afganistan po përkeqësohet.

Në një raport të ri, zoti Ban tha se numri i incidenteve të dhunshme gjatë tre mujorit të parë të vitit është rritur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.

Raporti bën të ditur se numri i bombave të vendosura nëpër rrugë është shtuar me 94%, ndërsa numri i vrasjeve të kryera nga kryengritësit është rritur me 45%.

XS
SM
MD
LG