Lidhje

8 ushtarë amerikanë dhe 5 civilë vriten në sulme në Afganistanin jugor

  • Ardita Dunellari

Tetë ushtarë amerikanë dhe pesë civilë u vranë në Afganistanin jugor. Tre ushtarë amerikanë dhe pesë civilë afganë u vranë dje, kur militantët sulmuan selinë e policisë në qytetin e Kandaharit.

Zyrtarët thanë se një person hodhi në erë një makinë me eksplozivë në hyrje të stacionit para se militantët të hapnin zjarr në bazë.

Aleanca e Natos tha se forcat e saj dhe policia afgane iu kundërpërgjigjën me sukses sulmit dhe mundën të ndalnin kryengritësit për të hyrë në bazë. Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin.

Katër ushtarë të tjerë amerikanë u vranë nga shpërthimet me bombë në anë të rrugës sot, ndërsa një tjetër u vra në një shkëmbin zjarri. Të martën, një ushtar afgan vrau tre trupa britanike në provincën e Helmandit.

XS
SM
MD
LG