Lidhje

Afganistan: Shpërthim bombe pranë një xhamie, 13 të vrarë


Afganistan: Shpërthim bombe pranë një xhamie, 13 të vrarë
Afganistan: Shpërthim bombe pranë një xhamie, 13 të vrarë

Shpërthimi i një bombe pranë një xhamie në Afganistanin verior la 13 të vrarë, duke përfshirë guvernatorin e një province që fliste shpesh kundër Talebanit dhe që u kishte shpëtuar të paktën dy atentateve të tjera.

Shefi i policisë lokale, Shah Jahan Noori, tha se shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në provincën Takhar. Zoti Noori tha se guvernatori i provincën fqinje Kunduz, Mohammad Omar, u vra nga shpërthimi.

Zoti Omar kishte paralajmëruar publikisht rreth një fushate të kryengritësve talebanë me qëllim destabilizimin e pjesës veriore të vendit, dhe kishte bërë thirrje për më shumë siguri për t’u përballur me kërcënimet.

Guvernatori i Takharit Abdul Jabar Takua i tha Zërit të Amerikës se ai beson që sulmet kishin për synim Omarin, i cili lutej shpesh në xhaminë ku ndodhi shpërthimi. Një zëdhënës i i guvernatorit tha se bomba ishte vendosur nën një vend lutjesh dhe shpërtheu sapo guvernatori Omar iu bashkua besimtarëve të tjerë.

Ka kontradiktë përsa i përket numrit të të vrarëve në këtë shpërthim. Takua tha se shpërthimi vrau të paktën 13 njerëz dhe plagosi 32 të tjerë. Ndërsa një zëdhënës i ministrisë së punëve të brendshme tha se shpërthimi vrau të paktën 20 persona.

XS
SM
MD
LG