Lidhje

Blloku i Afrikës Perëndimore, thirrje Presidentit Bagdo të japë dorëheqjen


Blloku i Afrikës Perëndimore, thirrje Presidentit Bagdo të japë dorëheqjen
Blloku i Afrikës Perëndimore, thirrje Presidentit Bagdo të japë dorëheqjen

Tre presidentë të Afrikës perëndimore i kanë kërkuar Presidentit të Bregut të Fildishtë Loront Bagbo të heqë dorë nga pushteti ose ndryshe të hiqet me forcë.

Presidentë nga Sierra Leone, Kepi i Gjelbër dhe Benini ia parashtruan sot ultimatumin zotit Bagbo në emër të bllokut të Afrikës Perëndimore.

Ky bllok ka kërcënuar të përdorë forcën nëse Presidenti i Bregut të Fildishtë nuk largohet nga posti dhe nuk pranon rezultatet e zgjedhjeve që nxjerrin fitues rivalin e tij, Alasan Uatará.

Një zëdhënës i zotit Uatara i tha Zërit të Amerikës se zoti Bagbo duhet të largohet me forcë nga pushteti, si një sinjal për sundimtarët e tjerë afrikanë që duan të mbajnë me zor postin.

Si zoti Bagbo ashtu edhe rivali Uatará kanë deklaruar fitore në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

XS
SM
MD
LG