Lidhje

Ahmadinejad: Bisedimet izraelito-palestineze të paqes do të dështojnë

  • Zëri Amerikës

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad kritikoi fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve duke thënë se ato do të dështojnë.

Zoti Ahmadinexhad tha sot se vetëm palestinezët mund të vendosin fatin e tyre dhe jo fuqitë perëndimore. Ai tha se rezistenca është e vetmja rrugë për palestinezët të sigurojnë të drejtat e tyre. Udhëheqësi iranian i bëri komentet sot në një miting në Teheran në mbështetje të palestinezëve. Përkrahësit në miting brohoritën fjalimin e zotit Ahmadinexhad me thirrjet poshtë Izraeli.

Mitingu pason bisedimet e drejtpërdrejta në Uashington mes kryeminitrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit palestinez Mahmoud Abaz.

XS
SM
MD
LG