Lidhje

Francë: Grevë e kontrollorëve të trafikut ajror


Një grevë e kontrollit ajror francez po shkakton probleme të fluturimeve në aeroportet kryesore përreth Parisit. Autoriteti Civil i Aviacionit në Francë thotë se gjysma e të gjitha fluturimeve nga aeroporti Orly janë anuluar ndërsa nga aeroporti kryesor Charles de Gaulle janë anuluar 20 përqind e fluturimeve.

Shoqëria ajrore Air France thotë se fluturimet e distancave të largëta nuk janë ndikuar nga greva.

Kontrollorët janë në grevë 24 orëshe për të protestuar planet për formimin e një hapësire ajrore të bashkuar evropiane që përfshinë Francën, Belgjikën, Gjermaninë, Luksemburgun, Hollandën dhe Zvicerën.

Disa sindikata thonë se plani do të kushtojë qindra vende pune në Francë, por zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se agjencia do të sjellë më shumë efektshmëri dhe siguri në trafikun ajror evropian.

Kontrollorët e trafikut ajror francez hynë në grevë për të njëjtën çështje në fillim të vitit.

XS
SM
MD
LG