Lidhje

SHBA ndryshojnë mënyrën e kontrollit të udhëtarëve në aeroporte

  • Zëri Amerikës

Shtetet e Bashkuara do të ndyshojnë mënyrën e kontrollit të udhëtarëve nëpër aeroporte duke bërë një lidhje më të mirë me informacionet e agjencive të zbulimit. Sekretarja e Departamentit të Sigurimit Kombëtar, Xhanet Napolitano, tha se udhëtarët do të kontrollohen bazuar në të dhënat e të dyshuarve për terrorizëm që mblidhen nga agjencitë e zbulimit. Me të marrë informacionin, autoritetet në aeroporte do t’i konktrollojnë më imtësisht personat që përputhen me të dhënat e personave të dyshuar. Ky sistem i ri kontrolli zëvendëson atë që u miratua pas përpjekjes së një personi nga Nigeria për të hedhur në erë një avion për Krishtlindje vitin e kaluar. Sipas këtij sistemi çdo udhëtar nga një listë prej 14 vendesh, kryesisht nga Lindja e Mesme, i nënshtrohej një kontrolli më të imët në aeroporte. Ndërsa tani, kontrolli nuk do të bazohet mbi shtetësinë e udhëtarit.

XS
SM
MD
LG