Lidhje

SHBA, të bindur se është eliminuar zv/ kreu i al-Kaidës në Pakistan


SHBA, të bindur se është eliminuar zv/ kreu i al-Kaidës në Pakistan
SHBA, të bindur se është eliminuar zv/ kreu i al-Kaidës në Pakistan

Zyrtarë amerikanë thanë se janë më se të bindur që zëvendësi i kreut të Al kaidës është vrarë në Pakistan.

Një zyrtar i lartë i kundër terrorizmit tha sot për Zërin e Amerikës se kreu i operacioneve të Al Qaidës, Atiyah Abd al Rahmani ishte tepër i pambrojtur. Zyrtari tha se Rahmani ishte përgjegjës për vendosjen e kontakteve dhe komunikimin me operativët e al Kaidës.

Rahman ishte me kombësi libiane dhe vrasja e tij u njoftua në 22 gusht nga një sulm me aeroplanë të telekomanduar amerikan në rajonet fisnore në veriperëndim të Pakistanit. Kjo zonë është e njohur si një strehë për talebanët dhe militantët e lidhur me al Kaidën.

Zyrtarë të ushtrisë së Paksitanit thanë sot se ata ende nuk kanë konfirmim për vdekjen e Rahmanit. Zyrtari amerikan i kundërterrorizmit tha për Zërin e Amerikës se efekti i vdekjes së Rahmanit tek al Kaida në Pakistan ishte shumë i madh. Ai tha se vdekja e Rahmanit shton përçarjen dhe pështjellimin brenda rrjetit të Al Kaidës.

XS
SM
MD
LG