Lidhje

SHBA: Vritet numri dy i rrjetit terrorist al-Kaida në Pakistan


SHBA: Vritet numri dy i rrjetit terrorist al-Kaida në Pakistan
SHBA: Vritet numri dy i rrjetit terrorist al-Kaida në Pakistan

Një zyrtar amerikan tha se numri dy i al-Kaidës në Pakistan, Atijah Abd al-Rahman, është vrarë.

Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos indentifikohet, tha dje se Rahmani u vra më 22 gusht në rajonin fisnor veriperëndimor të Veziristanit, i njohur për strehimin e talebanëve dhe ekstremistëve të lidhur me al-Kaidën.

Zyrtari i nuk tha se si ishte vrarë Rahmani. Zyrtarë pakistanezë të sigurimit thanë më 22 gusht se nga sulmi i një avioni pa pilot u vranë kanë persona të dyshuar si esktremistë pranë qytetit Mir Ali në veri të Veziristanit.

Rahamini kapi postin e dytë më të lartë të al-Kaidës, pasi forcat speciale amerikane vranë udhëheqësin e rrjetit Osama bin Laden, gjatë bastisjes së kompleksit të tij të banimit në muajin maj në Pakistan. Në qershor, al-Kaida zgjodhi Aiman al-Zauahrin në krye të organizatës terroriste.

Zyrtari amerikan tha dje se Zauahri mbështetej tek Rahmani për të drejtuar al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG