Lidhje

Vritet numri tre i udhëheqjes së al-Kaidës në Pakistan

  • Zëri Amerikës

Vritet numri tre i udhëheqjes së al-Kaidës në Pakistan

Vritet numri tre i udhëheqjes së al-Kaidës në Pakistan

Al Kaida thotë se një udhëheqës i saj, i treti për nga rëndësia, është vrarë në Pakistan, në atë që mund të cilësohet si një goditje e madhe për rrjetin terrorist.

Al Kaida bëri të njohur vdekjen e Mustafa Abu al-Jasid në një mesazh të publikuar në Internet. Zyrtarët pakistanezë thanë sot se Jazid është vrarë nga një sulm amerikan me raketa të hedhura nga avionë pa pilot muajin e kaluar në Vaziristanin Verior.

Një zyrtar amerikan i zbulimit i cili kërkoi të mbetej i paidentifikuar i tha Zërit të Amerikës se njoftimi për vdekjen e Jazidit mund të jetë i saktë dhe e cilësoi vrasjen e tij “një fitore të madhe” për luftën kundër terrorizmit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Mjustafa Abu al-Jazid, me origjinë nga Egjipti, i njohur gjithashtu si Sheik Saed al-Masri, ishte një nga themeluesit e Al Kaidës dhe një nga ndihmësit kryesorë të udhëheqësit të grupit Osama Bin Laden. Jazid drejtonte aktivitetet e Al Kaidës në Afganistan dhe Pakistan, dhe kishte përgjegjësi të ndryshme si financat, deri tek planifikimi i operacioneve.

XS
SM
MD
LG