Lidhje

Berisha: Të hënën shumica i kthen përgjigje ofertës së opozitës

  • Armand Mero

Berisha: Të hënën shumica i kthen përgjigje ofertës së opozitës

Berisha: Të hënën shumica i kthen përgjigje ofertës së opozitës

Në Shqipëri kryeministi Sali Berisha deklaroi sot së të hënën shumica do të kthejë përgjigje për ofertën e bërë nga partia socialiste lidhur me hetimin parlamentar të zgjedhjeve të qershorit 2009.

Socialistët e paraqitën ofertën e tyre javën e shkuar kur kryetari Edi Rama ia dorëzoi atë kryeministrit Sali Berisha gjatë tryezës për reformën zgjedhore. Opozita kërkon që kjo reformë të zhvillohet paralelisht me hetimin e zgjedhjeve të shkuara. Oferta e tyre ka të bëjë me shmangjen nga objekti i i hetimit, i fletëve të votimit dhe përqëndrimin vetëm te materialet zgjedhore. Nga ana e tij kryeministri ka premtuar se fletët e votimit nuk do të digjen. Çështja e hetimit të zgjedhjeve është prej më shumë se një viti objekt i konflikteve të ashpra që kanë provokuar dhe një ngërc të tejzgjatur politik me pasoja për realizimin e reformave të rëndëishme që i nevojiten vendit

Po të shtunën, kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, i eshtë drejtuar me nje letër kryetarëve të grupeve të së djathtës dhe së majtës në parlamentin europian Joseph Daul dhe Martin Schulz, si dhe komisionerit per zgjerimin Stefan Fule. Ndërsa thotë se sipas tij Shqipëria është në një krizë të thellë politike dhe institucionale që e ka burimin te deformimi i zgjedhjeve të shkuara, zoti Ruçi shkruan se oferta e tyre është mëshirim i rezolutës së parlamentit europian. Letra e zotit Ruci mbyllet me kërkesën drejtuar përfaqësuesve të komisionit dhe parlamentit europian që ata ti kushtojnë vëmendje kësaj situate e cila sipas zotit Ruçi nuk është aspak optimiste dhe se pa një zgjidhje të arsyeshme kompromisi nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen e afërt, përfundon kryetari i grupit parlamentar socialist.

XS
SM
MD
LG