Lidhje

Shqipëri: Anëtarët e KE theksojnë detyrimet që rrjedhin nga liberalizimi i vizave

  • Armand Mero
  • Tiranë

Shqipëri: Anëtarët e KE theksojnë detyrimet që rrjedhin nga liberalizimi i vizave

Shqipëri: Anëtarët e KE theksojnë detyrimet që rrjedhin nga liberalizimi i vizave

Në Tirane sot pasdite ishte për një vizitë komisionerja europiane e Drejtësisë Cecilia Malmstrom dhe sekretari i shtetit belg Melchior Wathelet, vendi i të cilit mban presidencën radhës. Vizita e tyre pas vendimit të liberalizimit të vizave kishte si synim të bëjë të njohur detyrimet që rrjedhin nga ky proces.

Nga ana e saj komisionerja Malmstrom u shpreh se ishte e kënaqur nga angazhimi i autoriteteve shqiptare për të përcjellë mesazhin e duhur se liberalizimi nënkupton udhëtim për tre muaj brenda 180 ditëve dhe se është një process i cili ka detyrime të qarta. Komisionerja Malmstrom dhe sekretari i shtetit belg u takuan në Tiranë edhe me përfaqësi studentësh dhe të komunitetit të biznesit, ku ata kërkuan të mos abuzohet me procesin e liberalizimit të vizave duke paralajmëruar edhe pasojat që do të vinin nga një gjë e tillë.

Vendimi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen u pasua dhe me ngritjen e një mekanizmi monitorimi i cili parashikon masa drastike, deri dhe rikthimin e regjimit të vizave, në rast se do të verifikohen valë azilkërkuesish në vendet europiane.

XS
SM
MD
LG