Lidhje

Shqipëri: Kërkohet heqja e imunitetit të deputetit socialist Ilir Beqja


Shqipëri: Kërkohet heqja e imunitetit të deputetit socialist Ilir Beqja
Shqipëri: Kërkohet heqja e imunitetit të deputetit socialist Ilir Beqja

Në Shqipëri, një grup deputetësh të partisë demokratike firmosën sot një kërkesë për nisjen e procedurave për heqjen e mandatit për deputetin socialist Ilir Beqja.

Sipas zotit Gent Strazimir, deputeti socialist ka shkelur kushtetutën pasi ka përfituar nga fondet publike duke qenë se një kompani e tij ka fituar sipas zotit Strazimi një tender në Bashkinë e Durrësit.

Për këtë cështje ka reaguar përmes një deklarate deputeti Beqja i cili është shprehur se kompania në të cilën ai është ortak ka dalë fituese në dy faza të projektit të Bashkisë së Durrësit në kohën që ai nuk ushtronte funksionin si deputet dhe se që nga momenti kur ka filluar të ushtrojë mandatin kompania nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike duke shtuar se është i gatshëm t’i nënshtrohet cdo lloj procedure që do të hedhë dritë dhe do të bëj transparente këtë akuzë, përfundon deklarata e deputetit socialist.

Kerkesa e deputetëve demokratë duhet t’i kalojë gjykatës kushtetuese e cila duhet të vërtetojë nëse ka patur ose jo shkelje të kushtetutës nga deputeti socialist.

XS
SM
MD
LG