Lidhje

Festime në Vlorë për 98 vjetorin e shpalljes së pavarësisë


Festime në Vlorë për 98 vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Festime në Vlorë për 98 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Në Vlorë u zhvilluan festime për 98 vjetorin e shpalljes së Pavarëssië së Shqipërisë. Autoritete vendore dhe qëndrore, qytetarë të Vlorës dhe qindra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia nderuan patriotët shqiptarë që shpallën themelimin e shtetit shqiptar.

Nën një diell të ngrohtë dhe në një atmosferë kuq e zi të flamujve kombëtarë shqiptarë në Vlorë u zhvilluan sot festime për 98 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Autoritete vendore dhe qëndrore, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qindra qytetarë të ardhur nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe nga Kosova shprehën nderimin e thellë për veprën e patriotëve shqiptarë. Në një ceremoni të zhvilluar në Sheshin e Flamurit ku ngrihet edhe Monumenti i Pavarësisë , Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika vlerësoi lart aktin e Ismail Qemalit dhe burrave të tjerë të shquar të kombit shqiptar.

Zoti Gjika tha se për të gjithë shqiptarët 28 nëntori është dita e krenarisë së tyre të pakufishme kombëtare kudo ku ata ndodhen. Gjatë festimeve u shënuan edhe raste simbolike nga grupe të rinjsh të cilët përcollen mesazhet e krenarisë së lartë kombëtare.

Në festimet e sotme në Vlorë morën pjesë edhe qindra qyetarë nga viset e e tjera shqiptare duke ndarë me qytetarët vlonjaë nderimin për këtë ditë të shënuar dhe mesazhin e vëllazërimit të shqiptarëve kudo ku ata jane.

XS
SM
MD
LG