Lidhje

SHBA, të zhgënjyera nga mosmiratimi i ligjit për gjykatat administrative në Shqipëri

  • Armand Mero

SHBA, të zhgënjyera nga mosmiratimi i ligjit për gjykatat administrative në Shqipëri

SHBA, të zhgënjyera nga mosmiratimi i ligjit për gjykatat administrative në Shqipëri

Në Shqipëri ambasada e Shteteve të Bashkuara shprehu zhgënjimin e saj për mosmiratimin e ligjit për gjykatat administrative, gjë e cila, sipas një deklarate të ambasadës çon në tërheqjen e një ndihme të parashikuar prej 16 milion dollarësh

Projektligji për gjykatat administratove u rikthye në rendin e ditës së parlamentit pas parlajmërimit të bërë në fund të shtatorit nga ambasada amerikane, sipas të cilit ligji duhej miratuar brenda 30 shtatorit për të shmangur djegien e fondeve. Shumica e djathtë kishte shprehur gatishmërinë për miratimin e tij, por opozita tha se qëndrimi i saj ishte vetëm propagandistik pasi për një vit e kish mbajtur ligjin në sirtare megjithëse për të kishte patur sipas saj shumë vërejtje edhe nga misione ndërkombëtare përfshirë USAID-in. Ajo e kushtëzoi miratimin e projektit për Gjykatat administrative me arritjen e një marrëveshjeje për hetimin e zgjedhjeve të qershorit të 2009.

Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se ajo u angazhua me të dy partitë dhe kërkoi mbështetjen e tyre për miratimin e këtij ligji dhe se shpreh mirënjohjen e saj për masat e marra nga shumica parlamentare për të kërkuar miratimin. Është për të ardhur keq që opozita zgjodhi të mos votonte projektligjin, shton më tej ambasada amerikane. Sipas saj, Ligji për Gjykatat Administrative u ndërtua për të ulur mundësitë për korrupsion, për të përmirësuar transparencën në sistemin gjyqësor, për të përforcuar sundimin e ligjit, për të rritur besimin e qytetarëve në institutionet publike, si dhe përafrimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor të Shqipërisë me standardet e kërkuara për integrimin në Bashkimin Europian.

Mosmiratimi i këtij ligji sipas ambasadës amerikane do të ndikojë gjithashtu edhe ndonjë shqyrtim në të ardhmen të “Statusit të Kompaktit” të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit, nivel ku ofrohen paketa financimi disa qindra milion dollarëshe.

XS
SM
MD
LG