Lidhje

Deputeti Paulin Stërkaj largohet nga grupi parlamentar demokratik

  • Armand Mero

Deputeti Paulin Stërkaj largohet nga grupi parlamentar demokratik

Deputeti Paulin Stërkaj largohet nga grupi parlamentar demokratik

Në Shqipëri deputeti i Partisë Demokratike Paulin Stërkaj njoftoi se ai largohet nga grupi parlamentar i kësaj partie duke akuzuar shumicën si të përfshirë në korrupsion.

Në një letër të gjatë ku shpjegon vendimn e tij, zoti Stërkaj shprehet se ka ngritur edhe në grupin parlamntar shqetësimet për korrupsion por se nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Ai sulmon me tone të ashpra edhe kryeministrin Sali Berisha ku shprehet se nuk shikon asnjë shpresë për reflektim as te qeveria e as te kryeministri, i cili sipas tij kërkon të fusë vendin në thes me korrupsionin më të rezikshëm që ka parë historia e vendit, shkruan deputeti Stërkaj. Ai nuk saktëson nëse do t’i bashkohet deputetëve socialist në radhët e të cilëve ai militoi deri në vitin 2005.

Pas ketij vendimi shumica qeverisëse kontrollon 74 vota në parlament.

XS
SM
MD
LG