Lidhje

PS: Votimi i parlamentit për mandatin e deputetit Ilir Beqja i pavlefshëm

  • Armand Mero

PS: Votimi i parlamentit për mandatin e deputetit Ilir Beqja i pavlefshëm

PS: Votimi i parlamentit për mandatin e deputetit Ilir Beqja i pavlefshëm

Në Shqipëri partia socialiste tha sot se sipas saj votimi i parlamentit për cështjen e mandatit të deputetit të saj Ilir Beqja, i zhvilluar të enjten ishte i pavlefshëm. Për këtë sekretari për cështjet ligjore Fatmir Xhafa iu referuar një interpretimi të Gjykatës kushtetuese për votimin në parlament.

Parlamenti shqiptar votoi me 70 vota pro e 67 kundër, për kërkesën e deputetëve demokratë për t’iu drejtuar Gjykatës kushtetuese për heqjen e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja. Deputetët e opozitës protestuan pas votimit edhe sepse njëri prej tyre nuk kish mundur të votonte. Zoti Beqja akuzohet nga shumica se ka shkelur kushtetutën pasi një shoqëri në të cilën ai është aksioner ka përfituar fonde publike në kohën kur zoti Beqja kishte marrë mandatin si deputet. Por socialistët shpjegojnë se zoti Beqja nuk e ushtronte dot mandatin pasi ai nuk kishte bërë betimin e si pasojë e kësaj situate ai nuk ka përfituar as nga privilegjet e tjera që gëzojnë deputetët.

XS
SM
MD
LG