Lidhje

Shqipëri, PS thotë se jetesa po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

  • Armand Mero

Shqipëri, PS thotë se jetesa po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

Shqipëri, PS thotë se jetesa po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë

Në Shqipëri, Partia Socialiste tha sot se jetesa për shqiptarët po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë.

Këto komente i bëri sot deputeti Ilir Beqja i cili sërish akuzoi institutin e statistikave për manipulim me të dhënat.

Dy ditë më parë instituti i statistikave rishikoi të gjitha të dhënat për inflacionin që nga fundi i vitit të kaluar i cili për disa muaj rezulton deri në 0.7 pikë përqindje me lartë sec ishte raportuar fillimisht. Instituti i cili shpesh është akuzuar nga opozita për fshehjen reale të të dhënave, sqaroi se rishikimi ishte paralajmëruar që në fund të vitit të shkuar për efekt të llogaritjes së ndryshimit të tarifave shëndetësore për personat e pasiguruar, dhe se gjithashtu ishin përfshirë më pas edhe tarifat e reja të energjisë dhe ujit.

Por për deputetin socialist edhe të dhënat zyrtare, sado që të manipulohen, tha zoti Beqja nuk e fsheshin dot shtrenjtimin e jetësës për shqiptarët.

Inflacioni mesatar në 7 muajt e parë theksoi ai është në nivelin 3.7 përqind, ndërkohë që krahasuar me një vit më parë janë shtrenjtuar me më shumë se 10 përqind frutat dhe perimet, deklaroi zoti Beqja. Ai shtoi se opozita është e shqetësuar edhe nga shtrenjtimi i afërt i jetesës për shkak të rritjes së cmimit të bukës i cili sipas tij është pasojë e faktit se tregu i grurit dhe i miellit kontrollohet nga monopolet e lidhura me qeverinë.

XS
SM
MD
LG