Lidhje

Shqipëri: Deputeti socialist Vangjel Tavo deklaron tërheqjen nga grupi socialist


Shqipëri: Deputeti socialist Vangjel Tavo deklaron tërheqjen nga grupi socialist
Shqipëri: Deputeti socialist Vangjel Tavo deklaron tërheqjen nga grupi socialist

Në Shqipëri, deputeti i Partisë Socialiste prej katër mandatesh radhazi, Vangjel Tavo njoftoi se ka vendosur të largohet nga grupi parlamentar i kësaj partie. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, deputeti Tavo shpjegon se arsyet e largimit të tijkanë të bëjnë me situatën në Partinë Socialiste. Deputeti Tavo akuzon ashpër udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe shprehet se sipas tij ajo po drejtohet nga njerëz që veprojnë vetëm në bazë të interesave të tyre personale. Nuk dihet nëse deputeti Tavo do të kalojë në radhët e shumicës me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim apo do të qëndrojë i pavarur. Javën e shkuar një tjetër deputet, Paulin Sterkaj, u largua nga radhët e Partisë Demokratike, pas akuzave për korrupsion drejtuar qeverisë, duke deklaruar se kalon në opozitë.

XS
SM
MD
LG