Lidhje

Shqipëri: Socialistët fillojnë protestën maratonë kundër qeverisë

  • Zëri Amerikës

Shqipëri: Socialistët fillojnë protestën maratonë kundër qeverisë

Shqipëri: Socialistët fillojnë protestën maratonë kundër qeverisë

Në Shqipëri nisi protesta e parlajmëruar e opozitës kundër qeverisë që sipas saj nuk lejon transparencën e zgjedhjeve dhe të cilën e majta e akuzon se po rrënon edhe ekonominë e vendit. Manifestimi i opozitës u mbajt përpara selisë së kryeministrisë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha në manifestim se opozita nuk synon marrjen e pushtetit por transparencën e plotë të zgjedhjeve për të cilat ai tha se ishin të vjedhura “Nuk kërkojmë të marrim pushtetin përmes transparencës por kërkojmë që transparenca të mos pengohet përmes pushtetit.”

Mazhoranca do të zhvillojë të shtunën manifestimin e saj në formë koncerti shumë pranë atij të opozitës. Zoti Rama u shpreh se koncerti është vwetëm një festë cinike e pushtetit.

Grupi socialist në Parlament njoftohet se ka vendosur të nisë një grevë urie me pjesëmarrjen e 20 deputetëve të opozitës dhe rreth 180 qytetarëve. Njoftohet se socialistët do të qëndrojnë në çadrat e ngritura përpara Kryeministrisë.

XS
SM
MD
LG