Lidhje

Të plagosurit nga aksidenti tragjik, jashtë rrezikut për jetën


Të plagosurit nga aksidenti tragjik, jashtë rrezikut për jetën
Të plagosurit nga aksidenti tragjik, jashtë rrezikut për jetën

Në Shqipëri, pas aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Pukë, mjekët në spitalin ushtarak të Tiranës bënë të ditur se 10 personat e plagosur nga autobusi i rrëzuar janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtues të spitalit pohuan se më rëndë është një fëmijë me goditje në kokë, por gjatë natës janë kryer operacione të vështira kirurgjikale me disa prej tyre dhe tani shumica janë stabilizuar. Presidenti Bamir Topi i vizitoi përsëri të plagosurit, duke iu uruar shërim të shpejtë. Mjekët pohuan se trauma e tyre nuk është vetëm shëndetësore, por sidomos psikologjike, sepse secili nga të mbijetuarit ka humbur një familjar gjatë aksidentit.

XS
SM
MD
LG