Lidhje

Presidenti i Shqipërisë Topi në Gjermani për një vizitë zyrtare

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Shqipërisë Topi në Gjermani për një vizitë zyrtare

Presidenti i Shqipërisë Topi në Gjermani për një vizitë zyrtare

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare gjatë së cilës pritet të nënshkruhet një marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve. Me zotin Topi ndodhet edhe ministri i jashtëm Ilir Meta si dhe një grup biznesmenësh. Ai u prit sot paradite nga Prtesidenti i Gjermanisë, Horst Këler.

Presidenti Topi, së bashku me Zonjën e Parë dhe me delegacionin që e shoqëron, u pritën sot nga Presidenti gjerman Horst Këler dhe Zonja e Parë, në Kështjellën “Shlos Belvju”. Sipas zyrës së presidencës, zoti Topi tha se Shqipëria e konsideron Gjermaninë një partnere strategjike shumë të rëndësishme.

Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj proceseve të demokratizimit dhe integrimit në Shqipëri sidomos për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e pranisë së investitorëve gjermanë në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite, Shqipëria dhe Gjermania pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Gjatë takimit me presidentin gjerman, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e rivendosjes së dialogut politik në Shqipëri mes mazhorancës dhe opozitës.

Po sipas zyrës së presidencës, zoti Këler, shprehu besim në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok dhe vuri në dukje se shkëmbimi i vizitave i niveleve më të larta kontribuon në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik.

Kreu i shtetit gjerman e siguroi Presidentin Topi se mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë do të vazhdojë në mënyrë që populli shqiptar të bëhet pjesë edhe zyrtarisht e familjes së madhe evropiane.

XS
SM
MD
LG