Lidhje

Kthehet në atdhe ushtari Aleksander Peci

  • Armand Mero

Pjestari i forcave ushtarake shqiptare që veprojnë në Afganistan, Aleksander Peci, i cili mbeti i plagosur rëndë afër një muaj më parë, gjatë një sulmi nga ana e një njësie të policisë vendase, u kthye sot në Shqipëri.

Në aeroportin Nderkombëtar të Tiranës tetar Aleksandër Peci takoi fillimisht të afërmit e familjes së tij dhe më pas u transportua me nje ambulancë në spitalin ushtarak, ku i bëri vizitë ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Xhemal Gjunkshi. Zoti Imami e quajti një ditë të lumtur rikthimin e tij në atdhe dhe përmirësimin e shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore.

Ditën e sulmit gjatë misionit në Rabat, fillimisht u njoftua se Peci kishte mbetur i vrarë, por më pas u saktësua se ai ndodhej në gjendje kome. Falë disa ndërhyrjeve kirurgjikale në dy spitale të ndryshme ushtarake në Afganistan dhe më pas një trajtimi në Gjermani, tetar Peci mori veten shpejt. Peci foli shumë shkurt dhe tha vetëm se ndjehej i lumtur që ishte kthyer i gjallë në Shqipëri ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e komandantit të togës së tij Feti Vogli i cili humbi jetën nga plagët e marra gjatë sulmit me armë në Rabat. Vogli me gradën Kapiten u shpall dëshmor i Atdheut dhe u varros në Tiranë në varrezat Dëshmorët e Kombit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG