Lidhje

Shkencëtarët e Universitetit Oxford mund të kenë gjetur një mjekim të ri kundër Alzajmerit

  • Zamira Edwards

Shkencëtarët e Universitetit Oxford mund të kenë gjetur një mjekim të ri kundër Alzajmerit

Shkencëtarët e Universitetit Oxford mund të kenë gjetur një mjekim të ri kundër Alzajmerit

Shoqata e Alzajmerit thotë se rreth gjysëm milion njerëz në Britani vuajnë nga sëmundja e Alzajmerit, që prek trurin dhe që shkakton humbje të kujtesës dhe vështirësi në të folur.

Por shkencëtarët e Universitetit Oxford mendojnë se mund të kenë gjetur një mjekim të ri dhe të pakushtueshëm, që ngadalëson procesin e shkatërrimit gradual të qelizave të trurit, që ndodh tek të sëmurët me Alzajmer. Nga studimet e bëra kohët e fundit, del se vitamina B, përveç vetive për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe muskuj të fuqishëm, ndihmon edhe për ruajtjen e sistemit nervor të njeriut.

Vitamina B gjendet në natyrë në ushqime si vezët, mishi dhe perimet e gjelbra. Gjatë ekperimentimit, pacientëve ju dha vitaminë B kompleks me përbërje Acidi folik, vitamin B6 dhe B12 në doza më të mëdha se ato që rekomandohen nga Agjencia Britanike Standarti të Ushqimeve dhe rezultoi që tkurrja e turit u pakësua me 30 për qind, madje tek disa me 50 për qind. Tani shkencëtarët duan ta zhvillojnë eksperimentin me një numër më të madh pacientësh.

XS
SM
MD
LG