Lidhje

Gjykata administrative, Rama: Ja arsyet pse nuk mbështesim ligjin

  • Armand Mero
  • Tiranë

Gjykata administrative, Rama: Ja arsyet pse nuk mbështesim ligjin

Gjykata administrative, Rama: Ja arsyet pse nuk mbështesim ligjin

Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama, duke ju referuar qëndrimit të partisë së tij ndaj ligjit për gjykatat administrative, tha sot se opozita nuk mund të lejojë që një tjetër gjykatë të kalojë nën kontrollin e kryeministrit Sali Berisha. Reagimi i zotit Rama erdhi pas qëndrimit të dy ditëve më parë të ambasadës amerikane e cila identifikoi opozitën si përgjegjëse për dështimin e miratimit të ligjit në parlament. Mosmiratimi i tij bën që të paktën 16 milion dollarë fonde të destinuara për një projekt për këto gjykata të digjen.

Ambasada amerikane në Tiranë pati tratativa me të dy krahët e politikës gjatë fundit të muajit shtator për të mundësuar miratimin e ligjit për gjykatat administrative e për të evituar kështu djegien e fondeve. Por opozita, sic shpjegoi edhe sot kryetari socialist Edi Rama, nuk mund të jepte pëlqimin e saj "në kushtet kur dihet publikisht qëndrimi ynë, që është tërësisht parimor lidhur me parlamentin dhe kur nga ana tjetër bëhet fjalë për një draft i cili nga vetë partnerët është kontestuar në 1/3 e tij, e për më tepër në një Shqipëri ku pavarësisht asaj që ligjërohet ajo që i jetësohet shpesh herë ngjan krejt e ndryshme", tha zoti Rama.

Por dje kryeministri Sali Berisha u shpreh i gatshëm që të gjitha vërejtjet e opozitës të merren parasysh: "Ftoj edhe një herë zotin Rama, të votojmë ligjin për Gjykatën Administrative, sepse mënyra më e mirë për të korrigjuar gabimin e bërë e për të shprehur edhe një pendim për atë qëndrim është të votojmë këtë ligj. Edhe për të mbledhur parlamentin para kohe, në qoftë se opozita dëshiron dhe për të votuar ne, si shumicë, të gjitha amendamentet që opozita i gjykon të domosdoshme, në mënyrë që ky trup gjyqësor jetik për vendin të ngrihet në standardet më të mira të paanësisë, pavarësisë dhe funksionalitetit".

Opozita e kushtëzoi miratimin e ligjit me arritjen e një marrëveshjeje për hetimin e zgjedhjeve. Duke zhbblokuar transparencën në parlament opozita është e gatshme të trofojë kontributin e saj për t’i cuar të gjitha gjërat përpara, tha zoti Rama duke shprehur mosbesimin e thellë ndaj qeverisë: "Ne nuk jemi aspak të predispozuar që ti japim Sali Berishës një tjetër gjykatë që ai të bëjë çfarë do që të dojë. Ndërkohë që pa pikë dyshimi jemi të gatshëm të japim gjithë kontributin tonë për ti çuar të gjitha gjërat përpara duke zhbllokuar parlamentin përmes hapjes së procesit të transparencës".

Në deklaratën e saj ambasada amerikan u shpreh e keqardhur për zgjedhjen e opozitës për të mosvotuar ligjin për gjykatat administrative ndërsa shtoi sei ishte "mirënjohëse shumicës për masat e mara për të kërkuar miratimin e tij". Sipas ambasadës amerikane dështimi për aprovimin e ligjit do të ndikojë gjithashtu edhe ndonjë shqyrtim në të ardhmen të "Statusit të kompaktit", një tjeter program i cili ofron projekte financimi disa qindra milion dollarëshe.

XS
SM
MD
LG