Lidhje

Presidenti Obama njofton kandidatin për ambasadorin e ardhshëm në Shqipëri

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama njofton kandidatin për ambasadorin e ardhshëm në Shqipëri

Presidenti Obama njofton kandidatin për ambasadorin e ardhshëm në Shqipëri

Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Obama ka në plan të emërojë zotin Alexander Arvizu si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zoti Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, ai është drejtor i zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave në Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë ka qënë zv/Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Zoti Arvizu ka qenë gjithashtu Zëvendës Shef Misioni në Bankok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka punuar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Zoti Arvizu ka lindur në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe është rritur në Kolorado. Ai ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin Georgetown.

XS
SM
MD
LG