Lidhje

2 korrik: Presidenti nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile; Ligji për bursat universitare

  • Zëri Amerikës

Presidenti nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile

Më 2 korrik të vitit 1964, Presidenti Lindon Johnson nënshkroi në ligj, aktin e të drejtave civile, paketa më gjithëpërfshirëse legjislative në historinë e Amerikës. Akti i të Drejtave Civile i vitit 1964 ndalonte diskriminimin racial në shumicën e bizneseve private, në regjistrimet për zgjedhje dhe në çdo program që mbështetej financiarisht nga qeveria.

Ligji i ri lejonte Departamentin e Drejtësisë t’u drejtohej gjykatave që të ndalonin me urdhër dallimin racial në objekte të ndryshme publike, si pishinat, parqet dhe bibliotekat. Në atë kohë, presidenti Johonson u shpreh me këto fjalë:

“Ne mund ta kuptojmë, pa urrjetje dhe pa mëri, se si ndodhi diskriminimi racial, por kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Kushtetuta, themeli i republikës sonë, e ndalon një gjë të tillë. Këtë e ndalojnë parimet e lirisë sonë, e ndalon morali ynë, e ndalon edhe ligji që unë do të nënshkruaj sonte”.

Ligji për bursat universitare

Më 2 korrik të vitit 1862, Presidenti Abraham Lincoln nënshkroi njerin prej ligjeve më të rëndësishëm në historinë e arsimit amerikan, i cili u njoh me emrin Akti Morrill. Në bazë të tij, çdo shtet do të kishte të drejtë të financonte arsimin e lartë.

Sipas këtij akti, çdo shteti i jepeshin 12 mijë hektarë tokë nga pronat federale për çdo anëtar që shteti do të kishte në Kongres. Këtë tokë, shteti mund ta shiste dhe të ngrinte me këto para të paktën një universitet publik, ku të studjohej bujqësia, inxhinieria dhe stërvitja ushtarake. Sipas ekspertit, Peter Magrath, ky akt pati majft rëndësi sepse lejoi fëmijët nga familjet e klasës së mesme amerikane që të vazhdonin shkollën e lartë.

"Ai do të hapte arsimin e lartë edhe për njerëzit e tjerë, pra do të realizohej kështu endërra e shprehur në deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë".

Deri në atë kohë, arsimi i lartë ishte vetëm privilegj i të pasurve, derisa Akti Morrill çoi në krijimin e universiteteve shtetërore.

XS
SM
MD
LG