Lidhje

6 korrik: Arrestohet kapiteni Kid; Shkëmbimi i parë ndërkombëtar daktiloskopik

  • Zëri Amerikës

Arrestohet kapiteti Kid

Më 6 korrik të vitit 1699, autoritetet e Bostonit arrestuan piratin famëkeq, Uilliam Kid. I lindur në Skoci në vitin 1645, Kid emigroi në Amerikë dhe u bë pronar i pasur anijesh, tregtar dhe kapiten. Në vitin 1695, guvernatori i Anglisë së Re, i kërkoi atij të kapte dhe të mbyste të gjithë plaçkën që do të kapnin; por pas një viti jo shumë të suksesshëm dhe në kushtet e rebelimit të ekuipazhit, Kid filloi të sulmonte anijet britanike që kishte premtuar të ruante.

Në vitin 1698, kur mësoi se autoritetet britanike e kishin shpallur pirat, ai u kthye në Amerikë. Me besimin se do ta prisnin mirë, Uilliam Kid hyri drejt e në portin e Bostonit, por u arrestua dhe më pas u nxorr në gjyq, ku i dënua për vrasje dhe pirateri. Uilliam Kid u ekzekutua me varje në Londër në vitin 1701.

Shkëmbimi i parë ndërkombëtar daktiloskopik

Më 6 korrik 1905, policia e Saint Louisit në shtetin Missouri, mori nga Scotland Yardi i Anglisë një kopje të shenjave të gishtrinjve që i përkiste një personi të dyshuar për vrasje. Ishte hera e parë që midis dy vendve shkëmbeheshin shenjat e gishtave për hetimin e një çështjeje penale.

Shenjat e gishtave të zbuluara në Saint Louis përputheshin me ato të Walkerit. Mbi bazën e kësaj prove, juria e dënoi Walkerin për vrasje, Byroja Federale e Hetimeve kishte filluar t’i përdorte shenjat e gishtave për hetime qysh në vitin 1904.

XS
SM
MD
LG