Lidhje

7 korrik: Krijohet organizata Punëtorët e Industrisë së Botës ; Fushata presidenciale


Krijohet organizata Punëtorët e Industrisë së Botës

Më 7 korrik të vitit 1905, delegatë nga 43 sindikata të vogla u mblodhën në Çikago të shtetit Illinoi dhe themeluan një sindikatë revolucionare të quajtur “Punëtorët Industrialë të Botës,” e cila më vonë do të njihej me emrin “Wobblies”. Sindikata ishte ngritur me ndihmën e disa të vetëquajturve radikalë, socialistë dhe anarkistë, si Eugene Debs, Daniel De Leon dhe të tjerë.

Qëllimi i tyre ishte të tërhiqnin punëtorë të pakualifikuar, njerëz të pakicave, imigrantë dhe gra, njerëz që e ndjenin veten të mospërfilluar nga sindikatat ekzistuese. Sipas studiuesit Scott Malloy, kjo organizatë shfrytëzonte në mënyrë agresive grevat, sabotimin dhe bojkotimin për arritjen e synimeve të saj.

“Ata mendonin se çdo marrëveshje apo kontratë me punëdhënësit ishte një hap më shumë drejt kapitullimit. Prandaj ata besonin se nuk duhet të linin rast pa përdorur për të provokuar punëdhënësit, në mënyrë që të ruanin forcën dhe të arrinin qëllimin e tyre: përmbysjen e një sistemi pagash që atyre nuk u pëlqente”.

Organizata “Punëtorët Industrialë të Botës” ishte sidomos popullore midis punonjësve të tekstilit, bujqve që migronin, punëtorëve të porteve dhe imigrantëve kinezë. Pas luftës së parë botërore, kjo sindikatë u ndesh me forcat anti-komuniste. Në vitin 1925, ajo pushoi së qeni faktor i rëndësishëm në Lëvizjen Sindikaliste Amerikane.


Fushata presidenciale

Më 7 korrik 1884, shmangia nga shërbimi ushtarak u bë një nga temat e fushatës presidenciale. Pikërisht me një akuzë të tillë, kandidati republikan për president, James Blaine iu drejtua rivalit të tij demokrat Grover Cleveland.

Çështja e shmangies së kandidatit demokrat nga shërbimi ushtarak u harrua shpejt, sepse një gazetë zbuloi se edhe kandidati republikan Blaine nuk kishte marrë pjesë në shërbimin ushtarak vetë, por kishte dërguar një zëvendës me pagesë, gjë që lejohej në kohën e luftës civile.

Clevelandi i fitoi zgjedhjet me diferencë prej vetëm 29 mijë votash, një nga fitoret më të ngushta në historinë amerikane. Çështja e shmangies nga shërbimi ushtarak u bë përsëri temë fushate gjatë garës preidenciale të demokratit Bill Klinton, i cili akuzohej se i ishte shmangur rekrutimit për në Luftën e Vietnamit.

XS
SM
MD
LG