Lidhje

11 qershor: Henri Komstak pretendon zbulimin e argjendit në Nevada; Uallas përpiqet të pengojë regjistrimin e studentëve zezakë në Universitet


Henri Komstak pretendon zbulimin e argjendit në Nevada

Më 11 qershor 1859, kërkuesi i arit, Henri Komstak, nëpërmjet një kërkese zyrtare parashtroi pretendimin se kishte zbuluar argjend në shtetin Nevada.

Mijëra minatorë, eksploratorë e të tjerë u turrën në drejtim të rajonit të Nevadës veriperëndimore, kur u botua lajmi për zbulimin e shtresave të pasura në argjend nga Komstaku. Pranë fushës minerare që përcaktoi Komstaku u ngrit qyteti legjendar kufitar Virxhinia. Në qytet u ndërtuan hotele, pijetore e më së fundi edhe një teatër i operas. Henri Komstak, zbulimi i të cilit u bë shkas për të gjitha këto, e shiti minierën e tij për 11 mijë dollarë.

Blerësi u bë miloner. Një sasi ari dhe argjendi me një vlerë prej më shumë se 500 milionë dollarësh do të nxirrej më pas nga malet që rrethonin zonën minerare të zbuluar nga Komstaku.

Nevada nuk ishte ende e organizuar si vendbanim kur u bë shtet në vitin 1964, gjatë Luftës Civile. Ajo mori statusin e shtetit pasi Unioni kishte nevojë të madhe për ar dhe argjend për të paguar shpenzimet e luftës.

"Shteti i argjendë", sië quhet tashmë Nevada, është i i famshëm tani për një tip tjetës pasurish, të ardhurat e nxjerra nga kazinotë luksoze, veçanërisht në qytetet Los Vegas dhe Reno.

Uallas përpiqet të pengojë regjistrimin e studentëve zezakë në Universitet

Më 11 qershor 1963, në shtetin jugor të Alabamës, arriti kulmin një kontradiktë që kishte tërhequr vëmendjen e gjithë vendit. Guvernatori racist i Alabamës, Xhorxh Uallas, qendroi bllokoi hyrjen kryesore të ndërtesës së administratës së Universitetit të Alabamës, duke moszbatuar në mënyrë simbolike urdhërin e një gjykate për regjistrimin e dy studentëve zezakë në universitetin shtetëror, që frekuentohej vetëm nga të bardhët.

Gjykatësi federal, i cili kishte lëshuar urdhërin që universiteti t’i jepte fund dallimit racial, e kishte paralajmëruar guvernatorin Uallas, se mund të arrestohej në se ndërhynte, apo nuk i bindej urdhërit të gjykatës.

Duke dashur të shmangë dhunën, presidenti Xhon Kenedi dha urdhër që milicia shtetërore e Alabamës të vihej nën kontrollin federal. Komandanti i milicisë, i tha në mënyrë të njerëzishme guvernatorit Uallas që të hapte rrugën dhe t’i linte të hynin studentët zezakë. Pasi kundërshtoi dy herë të lëvizë, më së fundi guvernatori u tërhoq.

Në vitet që do të pasonin, Xhorxh Uallas vuri disa herë kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara dhe bëri fushatë me një platformë konservatore, siç e konsideronin disa, por që kundërshtarët e tij e karakterizuan si raciste. Më pas ai i zbuti pikpamjet e tij për racën dhe tërhoqi shumë fotues afrikano-amerikanë dhe fitoi disa herë zgjedhjet si guvernator i Alabamës. Xhorxh Uallas, i cili i shpëtoi një atentati dhe i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në karige invalidi, vdiq në vitin 1998, në moshën 79 vjeçare.

XS
SM
MD
LG