Lidhje

12 qershor: Mbulimi për herë të parë në radio i kuvendit politik; Deklarata e të drejtave të Virxhinias


Mbulimi për herë të parë në radio i kuvendit politik

Më 12 qershor 1924, në Shtetet e Bashkuara u transmetua për herë të parë drejtpërdrejt me radio një kuvend politik. Në atë kohë në Shtetet e Bashkuara kishte rreth 2 milionë e gjysmë radio. Amerikanët dëgjuan debatet e Partisë Demokrate dhe numërimin e votave në sallën Madison Skuer Garden të Nju Jorkut.

“Alabama i jep 24 vota zotit Oscar Underwood”

Demokratët votuan 103 herë gjatë 10 ditëve të verës, para se të emëronin zotin Xhon Dejvis si kandidatin e tyre për president.Dejvis kishte që në ligjvënës në shtetin e Virxhinias Perëndimore, për një mandat anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, këshilltar i presidentit dhe diplomat.

Presidenti i atëhershëm, republikani Kevin Kullixh, kishte zëvendësuar presidentin Uorren Harding, i cili vdiq duke qenë në detyrë. Më vonë radioja mbuloi kuvendin e republikanëve, të cilët emëruan presidentin Kullixh, një dashamirës të biznesit, si kandidat për një mandat të vetin.

Zoti Coolidge fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 1924 me rreth 7 milionë vota. Me mbulimin e fushatës së vitit 1924, radioja e bëri traditë mbulimin e procesit elektoral, për t’u shoqëruar vite më vonë edhe nga televizioni.

Deklarata e të drejtave të Virxhinias

Më 12 qershor 1776, Asambleja e shtetit Virxhinia miratoi një deklaratë të të drejtave për shtetasit e vet. E hartuar në pjesën më të madhe nga Xhorxh Mejsën, deklarata e të drejtave e Virxhinias, gërshetonte së bashku idenë e të drejtave të natyrshme dhe garancitë e posaçme për mbrojtjen e qytetarëve nga shpërdorimi i pushtetit qeveritar.

Në dokument renditeshin liritë themelore për të cilat anglezët kishin luftuar që nga periudha e Magna Kartës. Këtu përfshiheshin e drejta për dorëzani të arsyeshme, për dënime njerëzore, për gjykim të shpejtë dhe nga njerëz të barabartë me të pandehurin. Në deklaratën e Virginias bëhej thirrje për organizimin e grupeve të armatosura të qytetarëve, në vend të një ushtrie të përherëshme.

Deklarata bënte thirrje gjithashtu që të garantoheshin liria e fjalës, e shtypit dhe e fesë. Dokumenti shërbeu si model për deklarata të të drejtave edhe në shtete të tjera dhe më së fundi edhe për Billin e të Drejtave që u përfshi në Kushtetutën amerikane.

XS
SM
MD
LG