Lidhje

14 qershor: Flamuri amerikan: Yjet dhe rripat; UNIVAC ONE


Flamuri amerikan: Yjet dhe rripat

Më 14 qershor të vitit 1777, Kongresi Kontinental miratoi një rezolutë mbi dizenjon e flamurit të Shteteve të Bashkuara. Rezuluta parashikonte një flamur me 13 rripa të kuq dhe të bardhë horizontalë, që përfaqësojnë shtetet e atëhershme të Amerikës. Flamuri do të kishte gjithashtu një fushë blu me 13 yje të bardhë.

Kongresi Kontinental nuk ka lënë shënime se përse i kishte zgjedhur të tilla ngjyrat dhe dizenjon e flamurit. Megjithatë, një letër e Xhorxh Uashingtonit mund ta shpjegojë këtë përzgjedhje.

“Yjet i kemi marrë nga parajsa, të kuqen nga vendi ynë i origjinës, duke e ndarë atë me rripa të bardhë dhe duke treguar kështu se ne jemi shkëputur prej tij. Rripat e bardhë do t'u lihen trashëgim brezave të ardhshëm duke përfaqësuar lirinë”.

Flamuri i Shteteve të Bashkuara është një nga simbolet më të vjetra kombëtare në botë. Vetëm flamurët bazë të Anglisë, Austrisë, Danimarkës, Hollandës dhe Zvicrës janë më të vjetër se ai. 14 qershori, dita kur Kongresi Kontinental miratoi rezolutën mbi dizenjon e flamurit, njihet si Dita e Flamurit amerikan.

UNIVAC ONE

Më 14 qershor të vitit 1951, kompjuteri i parë i prodhuar për t'u hedhur në tret, i quajtur UNIVAC ONE, u vu në punë në zyrën e Shteteve të Bashkuara për Regjistrimin e Popullsisë, në qytetin Filadelfia të shtetit Pensilvania. UNIVAC ONE ishte instaluar për të ndihmuar në përpunimin e statistikave, punë që më parë ishte bërë nga makineri të stërmëdha mekanike. UNIVAC është akronimi i emrit të plotë të kompjuterit në fjalë, Universal Automatic Computer.

Kompjuteri UNIVAC ONE u projektua dhe u ndërtua nga dy inxhinierë të Universitetit të Pensilvanisë, Presper Ekert, i Riu dhe Xhon Mashli. Por ndryshe nga kompjuteri i prodhuar më parë, po prej tyre, i quajtur ENIAC, UNIVAC mund të ruante programe të mëdha dhe të përpunonte me sukses njëlloj si shifrat, ashtu edhe shkronjat.

Në vitin 1952, një tjerët kompjuter UNIVAC ONE u përdor për të llogaritur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG