Lidhje

19 qershor: Gjykata e Lartë shprehet kundër të dhënave të mbledhura ilegalisht; Festohet për herë të parë Dita e Baballarëve


Gjykata e Lartë shprehet kundër të dhënave të mbledhura ilegalisht

Më 19 qershor 1961 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara arriti në përfundimin që shtetet nuk mund të përdorin dëshmi të siguruara me rrugë të paligjshme në gjykimin e çështjeve penale. Në vendimin e Gjykatës së Lartë, në çështjen Map kundër Ohajos, thuhet se të gjitha provat e siguruara nëpërmjet kontrolleve dhe sekuestrimeve në kundërshtim me kushtetutën, janë të papranueshme në një gjykatë shtetërore.

Vendimi bazohej në mbrojtjen që garantonte kushtetuta kundër kontrolleve të paautorizuara ligjërisht dhe kërkesës së shteteve për të zgjeruar të drejtat kushtetuese të qytetarëve të tyre.Profesori i Universitetit të Virginias, Uilliam Stanz thotë se ky vendim i gjykatës së lartë ishte shumë i rëndësishëm.

“Është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Para këtij vendimi nuk kishte shumë ligje që të kontrollonin veprimet e policisë në Shtetet e Bashkuara. Ligji Map e ndryshoi këtë gjendje. Kjo nënkuptonte që ligjet dhe gjykatat federale do të kishin kompetencën t’u thoshin policive lokale se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bënin. Ky ishte një ndryshim jashtëzakonisht i madh”.

Si rezultat i këtij ligji, thekson profesori Stanz, rajonet e policisë në mbarë vendin filluan të marrin masa për të përgatitur punonjësit për zbatimin e ligjit.

Festohet për herë të parë Dita e Baballarëve

Më 19 qershor 1910 u kremtua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara Dita e Baballarëve. Në Spokan të shtetit Washington, Sonora Dad i bindi klerikët në kishtat e qytetit të përshëndesnin baballarët gjatë shërbesave të posaçme kishëtare atë ditë.

Si gjithë traditat e tjera amerikane përshëndetja e posaçme për baballarët fitoi popullaritet e u përhap edhe në qytete të tjera.

Më 1916, Presidenti Udrou Uilson lëshoi një thirrje të posaçme për të nderuar baballarët amerikanë. Në vitin 1924 Presidenti Kevin Kullixhrekomandoi festimin në shkallë kombëtare të Ditës së Baballarëve për të vendosur lidhje më të ngushta ndërmjet baballarëve dhe fëmijëve dhe për t’i bërë baballarët plotësisht të vetëdijshëm për detyrimet e tyre.

XS
SM
MD
LG