Lidhje

27 qershor: Presidenti Truman angazhon trupa për të ndihmuar Korenë e Jugut; Lindet poeti zezak Pol Lorenc Danbar

  • Zëri Amerikës

Presidenti Truman angazhon trupa për të ndihmuar Korenë e Jugut

Më 27 qershor të vitit 1950, presidenti Hari Truman u dha urdhër forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara që të ndihmonin Korenë e Jugut, e cila ishte pushtuar nga Koreja e Veriut. Rreth 75 mijë trupa të Koresë së Veriut kishin hyrë në Korenë e Jugut më 25 qershor dhe kishin vënë në shënjestër kryeqytetin, Seul.

Presidenti Truman u dha udhër forcave ajore dhe marinës amerikane që të sprapsnin pushtuesit. Ai tha se një ndërhyrje e fuqishme ishte e nevojshme për të shpëtuar Korenë e Jugut dhe për të parandaluar përhapjen e komunizmit në Azi.

Zoti Truman shtoi se sulmi kundër Koresë së Jugut ishte një shenjë e qartë se komunizmi i kishte kaluar caqet e diversionit për të luftuar vendet e pavarura dhe se do të përdorte tani e tutje ndërhyrjen e armatosur dhe luftën.

Gjatë luftës 3-vjeçare që përfundoi me një armëpushim në korrik të vitit 1953, rreth 1 milion veta humbën jetën, mes

Lindet poeti zezak Pol Lorenc Danbar

Më 27 qershor 1872 lindi në Dejton të shtetit Ohajo Pol Lorenc Danbar, bir skllevërish dhe një prej poetëve të parë të njohur zezakë. Megjithëse kishte mbaruar shkollën e mesme, ai nuk qe në gjendje të zinte ndonjë punë të mirë për shkak të racës. Përmbledhja e tij e parë me poezi u shtyp privatisht më 1893 kur ai punonte si operator ashensori.

Përmbledhja e tij me poezi që u botua më 1896, “Lirikat e një jete të rëndomtë”, e bëri atë të njohur në gjithë vendin. Veprat e tij të para u shquan për përdorimin e dialektit të zezakëve. Më vonë ai shkroi poezi dhe romane me gjuhën standarte, ku personazhet ishin kryesisht të bardhë. Pol Lorenc Danbar vdiq nga tuberkulozi në shkurt të vitit 1906, në moshën 33 vjeçare.

XS
SM
MD
LG