Lidhje

29 qershor: Uorren Harding incizon fjalimin "Amerikanizmi"; Gjykata e lartë shprehet kundër dënimit me vdekje

  • Zëri Amerikës

Kanditati republikan për president incizon fjalimin "Amerikanizmi"

Më 29 qershor 1920, vetëm pak ditë pasi kishte fituar emërimin si kandidati i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara Uorren Harding regjistroi njërin prej fjalimeve të para të fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme. Në fjalimin me titull “Amerikanizmi”, ai kritikonte propozimin për anëtarësimin e Shteteve të Bashkuara në Lidhjen e Kombeve. Gjatë këtij viti, nga kompania e incizimeve Forumi i Amerikës u regjistruan një seri fjalimesh të kandidatëve presidencialë.

“Republikanët e Senatit ndaluan shitjen e emrit dhe të influencës amerikane, që u propozuan në shkëmbim për një vend në qeverinë e bashkuar të botës. Partia jonë synon të ruajë trashëgiminë e kombësisë amerikane, të pacënuar dhe të

Fushata e vititi 1920, ku republikani Harding mundi demokratin Xhejms Koks, do të ishte gara e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës zërat e kandidatëve dhe pikëpamjet e tyre do të përhapeshin përmes regjistrimeve të gramafonëve. Fushatat elektorale do të transformoheshin shumë shpejt nga mjete të tjera më të fuqishme komunikimi, si radioja dhe televizioni.

Gjykata e lartë shprehet kundër dënimit me vdekje

Më 29 qershor të vitit 1972, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shfuqizoi dënimin me vdekje, siç zbatohej deri atëhere. Në çëshjen Furman kundër shtetit Xhorxhia, gjykata më e lartë e vendit deklaroi se dënimi me vdekje që në atë kohë zbatohej në Shtetet e Bashkuara ishte një ndëshkim mizor dhe i pazakontë që binte në kundërshtim me Amendamentin e Tetë të Kushtetutës.

Sipas gjykatës, dënimi kapital ishte përdorur në mënyrë arbitrare për krime të ndryshme dhe kryesisht kundër zezakëve dhe të varfërve.

Megjithatë, 4 vjet më pas, në vitin 1976 Gjykata e Lartë deklaroi se dënimi kapital në thelb nuk ishte mizor dhe i pazakontë. Gjykata e mbështeti dënimin, por vetëm pasi të ishte zhvilluar një proces gjyqësor me dy faza. Në këtë process, dënimi përcaktohet në një gjyq të dytë pasi i akuzuari shpallet fajtor.

XS
SM
MD
LG