Lidhje

Amnesty International: Strehimi social në Shqipëri, i pamjaftueshëm

  • Zëri Amerikës

Amnesty International: Strehimi social në Shqipëri, i pamjaftueshëm

Amnesty International: Strehimi social në Shqipëri, i pamjaftueshëm

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri të marrin masa për strehimin e të rinjve që largohen nga strukturat e kujdesit publik pas mbarimit të shkollës.

Strehimi social në Shqipëri, thuhet në raportin e organizatës, është i pamjaftueshëm dhe më të varfërit nuk përfitojnë dot. Shumica e të të rinjve që rriten në strukturat e kujdesit social, nuk mund t’i përballojnë banesat private pa mbështetje financiare.

Amnesty International sugjeron që autoritetet t’u sigurojnë pa vonesë këtyre të rinjve mundësi për strehim të përshtatshëm duke u dhënë mbështetje në formën e bonuseve të strehimit ose me forma të tjera.

Organizata thotë se varfëria është një prej arsyeve kryesore për vendosjen e fëmijëve në strukturat e kujdesit social dhe shteti bën shumë pak për nxjerrjen e tyre nga varfëria.

XS
SM
MD
LG