Lidhje

Amnesty International: Gratë shqiptare meritojnë drejtësi

  • Zëri Amerikës

Amnesty International: Gratë shqiptare meritojnë drejtësi

Amnesty International: Gratë shqiptare meritojnë drejtësi

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International u bëri thirrje autoriteteve të Shqipërisë të marrin masa të mëtejshme për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, duke vënë plotësisht në zbatim një ligj të vitit 2007.

Një raport i publikuar sot nga kjo organizatë përshëndet përparimin e arritur deri tani por kërkon njëkohësisht ndjekje të plotë ligjore ndaj rasteve të dhunës në familje për të garantuar se kjo dukuri do të trajtohet njësoj si incidentet e tjera të dhunës.

Amnesty International thotë në raport se sot, shumë më tepër gra kanë forcën për të raportuar rastet e dhunës në familje tek autoritetet dhe qindra gra kanë kërkuar mbrojtje siç parashikon ligji i ri.

Pothuajse 1 në çdo tre gra shqiptare janë viktima të dhunës në familje por shumë incidente nuk raportohen për shkak të frikës dhe paragjykimeve, thuhet në raport.

Policia nuk është e pajisur si duhet dhe jo gjithmonë e stërvitur për të siguruar zbatimin e urdhërave për mbrojtje, kur kjo kërkohet nga gratë që abuzohen.

Gjyqtarët, thotë Amnesty International, shpesh ngurrojnë të urdhërojnë nxjerrjen nga shtëpia të partnerëve abuzivë.

XS
SM
MD
LG