Lidhje

Amnesty International, thirrje Lituanisë për hetime mbi burgjet sekrete të CIA

  • Zëri Amerikës

Amnesty International, thirrje Lituanisë për hetime mbi burgjet sekrete të CIA

Amnesty International, thirrje Lituanisë për hetime mbi burgjet sekrete të CIA

Organizata e të Drejtave të njeriut Amnesty International i bëri thirrje Lituanisë të rihapë një hetim lidhur me burgjet sekrete të CIA-s në atë vend. Organizata thotë se ka fakte të reja lidhur me këtë çështje.

Analistja e organizatës Juli Holl tha sot në një konferencë shtypi në Vilnius se në muajin shkurt të vitit 2005 një avion me të cilin u tha se po udhëtonte i dyshuari i Al Kaidës Abu Zubajdah u nis nga Maroku dhe mbërriti në kryeqytetin lituanez.

Organizata Amnesty International thotë se mendon që Zubajdah është torturuar në një qendër të CIA-s në Lituani. Megjithatë, dy hetime të veçanta të kryera në Lituani, një nga një komision parlamentar dhe një tjetër nga prokurorët e vendit, arritën në përfundimin se nuk ka patur fakte për izolimin e njerëzve në qendrat e kontrolluara nga CIA.

Amnesty International thotë se faktet lidhur me shkeljen e mundshme të të drejtave të njeriut nuk janë hetuar siç duhet në Lituani.

XS
SM
MD
LG