Lidhje

Anija Atlantis në udhëtimin e fundit drejt Tokës

  • Zëri Amerikës

Anija Atlantis në udhëtimin e fundit drejt Tokës

Anija Atlantis në udhëtimin e fundit drejt Tokës

Anija e hapësirës Atlantis u shkëput nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, duke filluar pjesën e fundit të udhëtimit të saj përfundimtar dhe të programit 30 vjeçar të fluturimeve me anijet e hapësirës Shuttle.

Atlantis dhe ekipi i saj prej 4 anëtarësh u shkëputën sot në mëngjes nga Stacioni i Hapësirës pikërisht mbi hapësirën ajrore të Zelandës së Re, pas një vizite 8-ditëshe, gjatë së cilës dërguan furnizimet për një vit në stacionin hapësinor dhe do të kthejnë në Tokë mbeturinat dhe pajisjet e përdorura. Atlanits kreu një fluturim të fundit përreth stacionit të hapësirës para se largohej prej andej.

Ekuipazhi i anijes la në stacion një maket të anijes së hapësirës dhe flamurin amerikan që kishte anija e hapësirës Kolumbia në misionin e saj të parë në hapësirë.

XS
SM
MD
LG