Lidhje

Mbretëresha e muzikës Soul dhe diplomatja, së bashku në skenë

  • Zëri Amerikës

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs mori mbrëmë pjesë në një koncert të veçantë bamirësie, duke shoqëruar në piano këngëtaren Aretha Franklin, e cilësuar si Mbretëresha e Muzikës Soul. Koncerti u mbajt në sallën e koncerteve Mann Music Center në Filadelfia.

Ky ishte një duet i rrallë për zonjën Rajs, e cila intrepreton në piano muzikë klasike dhe Aretha Franklinit, këngëtare e njohur e musikës Soul. Paratë nga koncerti u dhuruan për një shoqatë muzikore për fëmijët. Koncerti tre-orësh para rreth 8 mijë të pranishmëve kishte në repertor arie të njohura të operas nga muzika klasike botërore.

Zonja Rice, e njohur si diplomate dhe Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, e shoqëroi divën e muzikës Soul gjatë intrepretimit të këngëve të njohura, si“I say a little Prayer” dhe “My country Tis of Thee”. Ajo po ashtu intrepretoi “Koncert N 20 në D-Minor” të Moxartit.

Zonja Rice tha se ideja për të intrepretuar së bashku me këngëtaren e famshme i lindi nga vlerësimi i përbashkët për muzikën dhe vendosmëria për t’i dhënë mundësi fëmijëve të njihen me të.

XS
SM
MD
LG